Analiza

Google Chrome përfiton më shumë hise nga tregu i shfletuesve

Dec 2 2010
0 Shpërndarje
Google Chrome përfiton më shumë hise nga tregu i shfletuesve

Net Applications ka raportuar se rritja ka qenë kryesisht në shpinë të Internet Explorer, që ka pësuar gati një pikë të plotë rënie, në  58.41 për qind. Mozilla Firefox ka pësuar gjithashtu një rënie por që ishte vetëm 0.02 për qind, duke arritur në total prej 22.81 për qind dhe në anën tjetër Apple Safari është rritur për një të pestën e një pike, në 5.57 për qind.

Muajt mbresëlënës të Chrome duket se janë fuqizuar nga adoptimi i fuqishëm i Chrome 7.0, që është versioni më i ri i këtij shfletuesi. Në një muaj të vetëm, 7.0 në vete ka arritur 5.64 për qind të pjesëmarrjes në treg, që është rritja e dytë më e madhe brenda një muaji për cilindo shfletues, qysh prej se Net Applications ka filluar me vëzhgimin e tregut. Në këtë formë, 7.0 do të duhej të zëvendësojë plotësisht 6.0 në dy muajt e ardhshëm.

Një arsye tjetër për rritjen mund të ketë qenë edhe lansimit i Google TV, që përdor një version të shfletuesit Chrome. Megjithatë, numrat e tanishëm nuk reflektojnë atë. Google TV bazohet në Chrome 5.0, pjesëmarrja e të cilit ra nga 0.26 np 0.20 për qind në muajin nëntor, që ishte muaji i parë i plotë qysh prej se pajisjet Google TV u futën në treg. /pcworld.al

Lajmet e fundit>