Lajmet

Google Chrome; priten të rejat

Nov 18 2009
0 Shpërndarje
Google Chrome; priten të rejat

Chrome OS, që pritet të lancohet vitin që vjen, është projekti i Google për të zhvilluar një sistem operativ për netbookë, të bazuar në një eksperiencë të lehtë si ajo e shfletuesit të webit. Projekti u shpall me bujë të madhe në Korrik, por që atëherë nuk kemi patur ndonjë lajm thelbësor.

Megjithatë, të enjten situata do ndryshojë. Google do të “paraqesi disa demo”, sipas një ftese të shpërndarë për disa pjestarë të shtypit të martën, si dhe do të ketë një prezantim nga Sundar Pichai, zv. president i manaxhimit të produktit dhe Matthew Papakipos, drejtor i inxhinierisë për Google Chrome OS.

Lajmet e fundit>