Biznes

Google dhe Hollywood, një e ardhme e mundshme

Dec 3 2010
0 Shpërndarje
Google dhe Hollywood, një e ardhme e mundshme

Konsumatorët e Widevine janë nga studiot filmike, sistemet kabllor dhe Web TV-të, dhe këtë e ka bërë të ditur sot Google në një blog post zyrtar. “Duke forcuar partneritetin përgjatë tërë ekosistemit, Widevine ka bërë që shërbimet “on demant” të jenë më efaikse dhe më të sigurta për media kompanitë” shkroi Google.

Një kompani që është e specializuar në të drejtat digjitale autoriale mund t’i hyjë në punë mjaftë mirë gjigantit Google. Motori kërkues është duke tentuar të licencojë TV spektakle dhe filma për dyqanin e huazimit të videove në YouTube si dhe për Google TV. Studiot dhe rrjetet i kanë thënë video shpërndarësit se sigurimi i përmbajtjes së tyre duhet të jetë i pranishëm nëse dëshirohet marrëveshje për licencim.

Muajin e kaluar, Ted Sarandos, ekzekutivi i Netflix në detyrë për blerjen e përmbajtjeve, tha përCNET se studiot janë të shqetësuara rreth mbrojtjes së përmbajtjes. Ai sugjeroi se shqetësimet ndoshta nuk janë në nivel të kërcënimit të tanishëm, por se konsumatorët kanë treguar se dëshirojnë një përvojë të lartë të shikimit, një çmim të mirë dhe “një model të mirë të shpërndarjes”.

Në anën tjetër Hollywood vazhdon të ketë standarde strikte për sa i përket kërkesave të sigurisë.

Blerja e sotme gjithashtu bie në hap me planet e kompanisë që u shpalosën së fundi se do të rritet lufta kundër piraterisë. Google tani do të largojë linkat e piratuar dhe materialet e miratuar brenda 24 orëve që ata lajmërohen dhe do të largojë anëtarët e AdSense që hetohet se përfitojnë trafik nga pirateria.

Lajmet e fundit>