Softuer

Google do të investojë miliona dollarë tjerë në YouTube

Feb 21 2011
0 Shpërndarje
Google do të investojë miliona dollarë tjerë në YouTube

Google është duke shikuar mundësinë për të zgjeruar biznesin e saj të kanaleve të dedikuara për yje të show-bizit dhe si rrjedhojë ka formuar një buxhet prej 5 milion dollarësh për të krijuar kanalin e tyre në YouTube.

Google po shikon mundësinë për të investuar edhe 100 milion dollarë tjerë në këtë projekt, për të përkrahur 20 yje tjera të skenës së show-bizi. Investimi prej 5 milion dollarë i bërë nga Google do të mbulonte pagat, vlerat e prodhimit dhe do të mundësonte pronësi të plotë ndaj përmbajtjes që shfaqet.

Yjet e pavarura të YouTube janë të gëzuar mbi këtë lëvizje dhe kuptojnë që Google duhet të investojë më shumë në shërbimin e saj. Shumë konsumatorë të pavarur veçse janë yje në vete në YouTube dhe janë partnerë me YouTube për të pranuar të holla nga Google/YouTube në kthim për abonime dhe shikime në kanalin e tyre.

Por Google gjithashtu duhet të ketë kujdes në mënyrën sesi investon në yjet e skenës së Hollywood-it, në mënyrë që të ruaj përdoruesit e tanishëm që kanë qenë aty prej fillimi dhe të përkushtuar për të. Do të jetë interesante të shihet sesi do të lëvizin para këto kanale. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>