Softuer

Google do të shpalos veçori të reja për Android

Aug 11 2010
0 Shpërndarje
Google do të shpalos veçori të reja për Android

Gjersa kompanai deri më tani ka thënë vetëm se produkti mobil Hugo Barra do të udhëheq eventin, burimet sugjerojnë se mund të shohim edhe video chat të integruar në sistemin operativ mobil. Një opsion i dytë i ngritur nga AllThingsD mund të klonojë diçka si FindMyiPhone që do të ndihmojë pronarët e pajisjeve me bazë në Android të përcjellin, kyçin dhe fshijnë tërësisht një pajisje të humbur.

Një veçori me video chat do të ishte një përcjellje e shpejtë e teknologjisë FaceTime tek Apple, që duket se ka zënë Google në befasi. Opsioni ofrohet në celularët Android, por vetëm përmes aplikacioneve të palëve të treta si Fring dhe Qik, të cilat shpesh duhet të lidhen me një rrjet ekzistues IM apo kanë sistemet e tyre pronësore. Pa mbështetje të integruar, ndërtuesit e celularëve Android rrallë kanë implementuar kamera, për shkak se ato do të ishin të padobishme.

Një përjashtim bënë HTC Evo 4G, që mund të jetë pikënisja e Google me këtë veçori. Pajisja e Sprint është bërë celulari i parë në treg që veçohet me kamerë të përparme dhe si i tillë u është dhënë pa pagesë të gjithë zhvilluesve që ishin të pranishëm në konferencën Google I/O në majin që shkoi. Ky hap siç duket në një mënyrë ka shtyrë zhvilluesit e Android që paraprakisht të përkujdesen për të integruar video thirrje në aplikacionet e tyre dhe për t’i testuar ato me harduer që veçse e posedojnë.

Lajmet e fundit>