Softuer

Google Docs do të përfitojë lexues të nuzikës?

Jan 20 2011
0 Shpërndarje
Google Docs do të përfitojë lexues të nuzikës?

Blogu Google Operating System, që nuk ka ndonjë lidhje me gjigantin kërkues, ka paraqitur disa detaje në kodin burimor të shërbimit që sinjalizojnë se do të paraqiten më shumë aftësi multimediale, në veçanti duke theksuar si referencë disa pjesë si “playlist” dhe “preview pane” në kod.

Ky lajm është paraqitur një javë pasi që Google ka bërë të ditur se Google Docs do të përfitojë veçorinë për të lëshuar video. Veçoritë e fokusuara drejt konsumatorëve duket se po ndikojnë kundër Google që ta pozicionojë Docs si një shërbim në nivel të bizneseve për të konkurruar me Microsoft Office. Por edhe Adobe ka bërë një lëvizje të ngjashme drejt bizneseve me përfshirjen e aftësive mediale në produktin e saj Acrobat Pro, që mund të lëshojë edhe audio edhe video brenda portofolave.

Google Operating System gjithashtu ka hetuar edhe disa veçori tjera të mundshme të Gogole Docs duke ekzaminuar kodin, dhe ka shprehur mundësinë e paraqitjes se përkrahjes për aplikacione nga palë të treta dhe një ndërfaqe të re testuese.

Në çfarëdo rasti, edhe pse këto veçori nuk janë konfirmuar, duket se Google Docs do t’i sjellë ato brenda disa javëve. E përveç video lexuesit që e paralajmëroi gjatë javës së kaluar, Google ka implementuar në këtë shërbim edhe veçoritë si tërhiq-dhe-lësho, editim në iPad, plugin për Microsoft Office dhe tabela të pëpunuara. Të gjitha këto duket se po rrisin nivelin konkurrues të Docs me suitën e mbushur me veçori Microsoft Office, por e vetmja pikë ku Docs ka udhëheqjen është vendi ku bëhet fjalë për bashkëpunim online dhe shkëmbim të skedarëve.  /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>