Softuer

Google Earth futet nën ujë

Aug 25 2010
0 Shpërndarje
Google Earth futet nën ujë

Google Earth, një aplikacion për Android edhe iPhone, ka shpalosur një përditësim të madh. Përditësimi i prezantuar momentalisht ofrohet vetëm për pronarët e Android dhe është aq i bukur, sa që mund të ndikojë në vendimin tuaj nëse sot jeni duke u menduar të blini një Android apo një iPhone.

Me Google Earth 1.1 për Android, përdoruesit mund të futen në oqean dhe të shohin si duket planeti ynë nën sipërfaqen e ujit. Aplikacioni i përditësuar shpalos një shtresë “Hulumto Oqeanin”, që veçohet me qindra imazhe dhe video prej më shumë se 100 kontribuuesve që janë të emocionuar të shkëmbejnë ngjarjet e tyre rreth detit” thuhet në përshkrimin e Google në blogun e saj mobil. Një prej partnerëve është Mission Blue, një organizatë e dedikuar për të ruajtur zona speciale rreth oqeanit. Përmbajtja e grupit përmban video nënujore që mund të qasen përmes versionit të ri të Google Earth.

Aplikacioni ofrohet për shumicën e celularëve që bazohen në versionin Android 2.1 apo versione më të reja, kurse përdoruesit që kanë qenë në gjendje të bëjnë kalimin në Android 2.2 do të kenë disa veçori shtesë. Me 2.2 “Google Earth tani mbështet Flash në balona, kështu që nëse keni Flash të instaluar në pajisen tuaj, ju mund të shihni video drejtpërsëdrejti në balon. Ne gjithashtu kemi bërë programin më të lehtë të rrotullohet që ju të shihni male apo kanione nënujore” thekson Google. www.pcworld.al

Lajmet e fundit>