Google eBookstore, a dallon prej të tjerëve?

Dec 6 2010
0 Shpërndarje
Google eBookstore, a dallon prej të tjerëve?

“Ideja prapa Google eBooks është që me të vërtetë të jetë leximi juaj i lirë” thuhet në një video të postuar nga kjo kompani në YouTube, në të cilën komentohet shërbimi i ri.

Më shumë libra elektronik dhe miliona të tillë janë “të lirë”

Google ka bërë të ditur se dyqani i saj online është më i madh se cilido tjetër, me më shumë se 3 milion tituj, dhe me disa të tillë që janë të lirë për shkak se nuk kanë të drejta autoriale. 2.8 milion prej e-librave janë të lirë dhe jashtë mbrojtjes së të drejtës autoriale, dhe në anën tjetër eBookStore do të ketë edhe “qindra e mijëra” tituj me pagesë”, përfshirë këtu edhe libra prej gjashtë publicistëve më të njohur në SHBA.

Amazon në anën tjetër thekson se ka në shitje 1.8 milion libra të lirë dhe 750,000 libra digjital.

Lexoni në pothuajse çdo pajisje

Google po tenton gjithashtu të pozicionojë vetën si dyqan i “hapur”, duke nënkuptuar se librat digjital mund të shiten në formate të ndryshme dhe mund të lexohen në çfarëdo pajisje – prej Apple iPad e deri tek Sony Reader apo celularë Android.

Kjo e vendos këtë shërbim në kontrast të theksuar me Amazon, që shet e-librat e saj në një format të mbrojtur që është i lexueshëm vetëm në pajisjet Kindle, apo vetëm me aplikacionet Kindle në pajisjet tjera. Google në anën tjetër nuk favorizon ndonjë pajisje, dhe e-librat që ofron ajo ofrohen në disa formate, përfshirë edhe ePUB dhe PDF, që punojnë në shumë pajisje.

E-librat e Google, lundrojnë!

E-Librat e Google janë të magazinuar në Cloud, që do të thotë se ata jetojnë në internet e jo në një pajisje, kështu që ju mund të filloni në ora 8 të mëngjesit të lexoni në celularin tuaj dhe më pas të vazhdoni në Barnes & Noble në drek – duke vazhduar mu aty ku keni mbetur pa pasur nevojë të shkarkoni librin.

Amazon Kindle dhe të tjerët i detyrojnë përdoruesit të shkarkojnë librat dhe t’i ruajnë ato në pajisjet, që është më pak fleksibile dhe nënkupton që mund të mbeteni pa hapësirë në pajisjen tuaj për lexim. Amazon Kindle mund të ruaj deri në 3,500 libra, gjë që nuk mund të paraqet ndonjë problem për hapësirë, vetëm nëse jeni profesor i Gjuhës Shqipe apo në Universitet të Tiranës apo Prishtinës, apo diçka tjetër.

E-librat e Google kanë numra të faqeve

Ndoshta kjo mund të duket diçka e vogël, por numrat e faqeve në libra digjital mund të jenë diçka e madhe. E-librat e Google janë të shënuar me numra që janë të njëjtë me ata të librave fizik. Në pajisjet me ekran më të vogël, numrat do të jenë të vendosur në rresht, duke sinjalizuar se ai ose ajo janë në të njëjtën faqe të librit, edhe kur faqet digjitale ndërrojnë. Pajisjet tjera nuk tentojnë të vendosni numra faqesh apo numra digjital në atë sesi teksti është i riformatuar, që do të thotë se nëse jeni në një faqe tjetër në laptopin tuaj ju mund të jeni në një faqe tjetër në e-lexuesin tuaj.

Google i merr shumicën e të hyrave

Google nuk po hap dyqan për të luajtur rolin e Nënës Terezë. Kompania merr të hyra kur lexuesit blejnë libra nga dyqani i saj online. Sa prej tyre do t’i inkasojë ende nuk është thënë. Sipas disa detajeve do të jetë një ndarje 70 me 30 për qind, duke nënkuptuar se 30 për qind do t’i merr Google nga shitja dhe 70 për qind publicisti. Pak a shumë gjë standarde në industrinë e sotme.

Edhe të tjerët mund të shesin

E sërish Google bënë diçka që të tjerët nuk bëjnë. Ajo iu mundëson të vegjlive që të paraqiten online dhe të bëjnë shitjet vet. Deri më tani ka tre partnerë – Powell’s Books, Albiris dhe American Booksellers Association – që mund të shesin libra përmes Gogle eBookStore. Google merr gjithashtu pjesën e saj nga shitja.

Libra më të lirë?

Dyqani i Google nuk po paraqitet për të  liruar çmimet. Google sipas asaj që po shihet po synon që të ketë një ekuacion që përcakton çmimin më të mirë. Sipas të gjitha gjasave do të ketë pak a shumë çmime të ngjashme me konkurrentët si Amazon dhe Barnes & Noble. Shumë libra në Google eBookStore deri në momentin që po përgatitej ky artikull për PCWorld Albanian ishin në shitje me një çmim prej 10 deri në 15 dollarë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>