Softuer

Google eksperimenton me pamjen

Nov 27 2009
0 Shpërndarje
Google eksperimenton me pamjen

Ndryshimet e theksuara në faqen e Google janë më të rralla sesa qimet në kokën e një tullaci, por kësaj radhe duke se vërtetë do të jemi dëshmitar të një ndryshimi “radikal”.

Dizajn spartan mbetet, por butonat e hirtë nën shiritin kërkues  janë zëvendësuar me disa alternative të katërta, të cilat sipas të gjitha gjasave do të tërheqin më shumë vëmendje tek opsioni “I’m Feeling Lucky”.

Pamja e kaltër përcillet edhe në faqen e rezultateve të kërkimit, që tani përmban një shirit të ri anësor, duke ju lejuar të kërkoni pjesë të ndryshme të mbretërisë së Google, duke përfshirë imazhet, lajmet dhe videot.

Gjithashtu ekziston edhe një opsion për të kufizuar rezultatet e kërkimit në kohë, pra duke kufizuar rezultatet në gjëra të publikuara para në ore, etj.

Veçoritë e shiritit anësor nuk janë ndonjë risi, por ato më herët kanë qenë të fshehura nën butonin “Show Options” që paraqitet në mënyrë diskrete mbi rezultatet kërkuese.

Për t’iu qasur dizajnit të ri të Google (keni parasysh funksionon vetëm për (www.google.com) duhet të veproni si vijon:

  1. Shkoni tek www.google.com
  2. Në momentin që hapet, futni këtë kod në fushën e adresës URL të ueb shfletuesit tuaj:

    javascript:void(document.cookie=”PREF=ID=20b6e4c2f44943bb:U=4bf292d46faad806:TM=1249677602:LM=1257919388:S=odm0Ys-53ZueXfZG;path=/; domain=.google.com”);

  3. Shtypni Enter
  4. Rifreskoni ose hapni një faqe të re www.google.com  dhe ju do të keni qasje në ndërfaqen e re të Google.

 

Lajmet e fundit>