Lajmet

Google humbet një tjetër çështje për shkeljen e të drejtave të autorit

Dec 20 2009
0 Shpërndarje
Google humbet një tjetër çështje për shkeljen e të drejtave të autorit

Gjykata i ka urdhëruar gjigantit të kërkimit të paguajë 300 000 euro midis dëmesh dhe interesash ndaj kompanisë Franceze La Martiniere, e cila zotëron shtëpinë botuese Editions du Seuil.

Kjo çështje akuzonte Google për shkelje të së drejtës së botuesit duke skanuar pjesë për të treguar në përmbajtjen e librave në kërkimin e Google Books. Si pjesë e dëmshpërblimit, Google duhet gjithashtu të paguajë 10 000 euro në ditë deri në zhdukjen e kësajë përmbajtje nga faqet e sajë të kërkimit, por me sa duket Google planifikon të apelojë vendimin.

Ky është vetëm një nga proceset gjyqsore të hapura nga botues të ndryshëm në gjithë botën kundër Google dhe veprime të tilla kanë qënë mjaft të ashpra veçanërisht në Europë.

 

Lajmet e fundit>