Lajmet

Google kufizon lajmet pa pagesë

Dec 2 2009
0 Shpërndarje
Google kufizon lajmet pa pagesë

Është një ofertë e qartë për të lehtësuar armiqësinë mes gjigantit kërkues dhe publicistëve të lajmeve siç është Korporata e Lajmeve të Rupert Murdoch. Skema e klikimit të parë pa pagesë tek Google do t’i lejojë publicistëve të kërkojnë regjistrim apo pagesë pasi shikuesi të ketë lexuar më shumë se pesë artikuj në faqet e tyre.

“First Click Free (Klikimi i parë pa pagesë) është një rrugë e shkëlqyer për publicistë për të promovuar përmbajtjen e tyre dhe për përdoruesit për të shikuar paraprakisht një burim lajmi para se të vendosin për të paguar”, shkroi Josh Cohen, nëpunës menaxher i biznes produkteve të Google, në Google News Blog. “Më parë, secili klikim nga një përdorues  trajtohej si pa pagesë. Tani, ne kemi përditësuar programin në mënyrë që publicistët të limitojnë përdoruesit në asnjë faqe më shumë se pesë sosh në ditë, pa u regjistruar apo abonuar”.

Google deklaron se kjo do të parandalojë publicistët të rivendosin masa siç është “fshehja”, ku ata tregojnë përmbajtjen e plotë të faqes për Google, por kufizojnë qasjen në artikullin e plotë në momenti që përdoruesi klikon, duke vendosur kështu një ofertë që përdoruesit të paguajnë.

Por a  do të jenë gati publicistët për ti lënë lexuesit të kenë qasje në maksimum pesë artikuj në ditë pa pagesë apo pa regjistrim, është ende në pikëpyetje. Vizitorët nga grumbullues të lajmeve si Google News janë shumë të shpejtë dhe zakonisht qëndrojnë në atë faqe sa ju mjafton për të lexuar artikullin për të cilin edhe kanë ardhur. Dhe si rezultat i kësaj mund të arrijmë në përfundim se shumica e lexuesve të Google News nuk do të takohen me murin e pagesës!

Lajmet e fundit>