Softuer

Google lanson Chrome 6.0

Sep 3 2010
0 Shpërndarje
Google lanson Chrome 6.0

Versioni i ri i Google Chrome është dizajnuar të jetë i shpejtë, dhjetë herë më i shpejtë në terme të performancës JavaScript, sesa që ishte në versionin origjinal që ishte lansuar para dy viteve.

“Qysh prej lansimi të beta versionit të parë për Windows, ne kemi punuar në shpejtësinë e versioneve për Linux dhe Mac, dhe kemi vazhduar të bëjmë shfletues më të shpejtë, më të thjeshtë dhe që punojnë në të gjitha platformat. Ne gjithashtu kemi shpalosur një grusht veçorish, duke përfshirë një faqe më të veçantë për Ndarje, tema për shfletues, tema shfletuesish, menaxher për fjalëkalime, kontrolle më të mira të privatësisë, Adobe Flash Player të integruar, AutoFill, përkthim automatik, mbështetje për HTML5 dhe sinkronizim të të dhënave të ndryshme duke përfshirë bookmarks, tema, shtojca dhe preferenca për shfletues. Më në fund tani janë edhe më shumë se 6.000 shtojca në galerinë tonë që ndihmojnë në zgjerimin e eksperiencës suaj për shfletim” thuhet në një blog post të Google

Ju mund të shkarkoni versionin më të fundit të Google Chrome, Chrome 6.0 nga faqja e Google.

Lajmet e fundit>