Analiza

Google më në fund shpall fituesit e garës “Project 10^100”

Sep 24 2010
0 Shpërndarje
Google më në fund shpall fituesit e garës “Project 10^100”

Gara ishte publikuar për herë të parë në vitin 2008 por mori një kohë mjaft të gjatë për të arritur në një përfundim, pasi Google ndryshoi projektin për tu fokusuar më shumë në “tema” sesa në ide specifike. Gjashtëmbëdhjetë tema ishin përzgjedhur saktësisht para një viti dhe publikut i ishte dhënë mundësia për të votuar në tema që ia vlen të financohen.

Organizatat më pas kanë vendosur propozime specifike për pesë prej ideve më të popullarizuara, dhe lista e fituesve është si vijon:

Khan Academy do të pranojë një shpërblim prej 2 milion dollarë për të financuar punën e saj në temën e “ofrimit të materialit edukativ online pa pagesë”. Akademia veçse bënë këtë, me një librari prej mbi 1,800 videove me mësime në matematikë, shkencë, financa dhe histori.

FIRST do të pranojë 3 milion për temën e “avancimit të shkencës dhe edukimit inxhinerik”. FIRST, që financohet nga Dean Kamen prej Segway, tenton të mbledh njerëz të rinj entuziastë rreth teknologjisë dhe shkencës, duke prodhuar gara ekipore, siç janë garat për tinejxherë për prodhimin e robotëve dhe një garë për ndërtim të LEGO-ve për fëmijë më të ri.

Public.Resource.Org do të përfitojë 2 milion dollarë për temën “bërja e qeverisë më transparente”. Grupi po tenton të merr përkrahje për një iniciativë për të bërë materialet ligjore publike pa asnjë kosto. Sistemi gjyqësor në SHBA momentalisht kërkon 8 cent për faqe për të pasur qasje në materiale ligjore të plotësuara në gjykatën federale përmes sistemit PACER.

Shweeb do të pranojë 1 milion dollarë për temën “inovacion ngasës në transport publik”. Kjo kompani zhvillon makina të fuqizuara nga njeriu.

Instituti Afrikan i Shkencave Matematikore do të pranojë një shumë prej 2 milion dolarë për temën “ofrimin i edukimit kualitativ për studentët afrikan”. AIMS ndodhet në Cape Town, në Afrikë të Jugut dhe tenton të ndihmojë të diplomuarit e talentuar të kolegjeve që të shkojnë në nivele më të larta të diplomimit në matematikë. /pcworld.al

Lajmet e fundit>