Vëzhgim

Google Music do të paraqitet në fund të vitit

Sep 7 2010
0 Shpërndarje
Google Music do të paraqitet në fund të vitit

Sipas raportit të Reuters, zëvendës presidenti i inxhinieringut të Google që mbikëqyr zhvillimin e Android, ka qenë në bisedime të thella me studio incizimi dhe shpreson se do të ketë shërbime të gatshme dhe në funksion deri në fund të këtij viti.

Shërbimi i Google do të ishte një sfidues i imunes që do të lidhje thellësisht me sistemin operativ mobil Android. Siç kemi raportuar gjatë verës, duket se kompania planifikon që së pari të shpalos një shërbim për shkarkim të muzikës dhe më pas të avancojë në vitin e ardhshëm me një shërbim online të abonimeve. Në fund, “Google Music” do të bëhet një shërbim abonimi me bazë në cloud me mundësinë për të transmetuar përmbajtje drejtpërsëdrejti në pasjije mobile.

Një zyrtarë i lartë i një kompanie për incizim muzikor ka konfirmuar për rrjetin e lajmeve Retuers se Google në fakt ishte në bisedime me të rreth lansimit të një shërbimi të këtillë dhe se nuk janë të gjitha studiot e pakënaqura rreth këtij prospekti.

“Më në fund duket se po paraqitet një entitet që është i gatshëm të sfidojë iTunes si konkurrent dhe gjithashtu të jetë një konkurrent i denjë edhe në platformën mobile Android. Ajo që do të shohim do të jetë një lexues i fuqishëm në treg që është i mirë për bizneset e muzikës” tha burimi.

Tani për tani çdo ditë e më shumë po paraqiten celularë me bazë në Android që kanë të integruar Mp3 dyqanin e Amazon, por kjo nuk është zgjidhja më e mirë e integruar. Nëse Google mund të perfeksionojë një sistem të shkarkimit dhe të përfshijë disa prej veçorive të sinkroznimit mobil-desktop që kemi parë në Google I/O, atëherë ata mund të kenë një aplikacion shkatërrues në duart e tyre – një që do të mund të sfidonte edhe tregun mobile të Apple iPhone.

Google ka filluar me punën e saj muzikore gjatë vitit të fundit me lansimin e një veçorie kërkuese muzikore, kur përdoruesit kërkuan në Google për të gjitha llojet e muzikave, në mesin e rezultateve kërkuese, janë paraqitur edhe shikime paraprake të audiove dhe veçorive tjera të ngjashme prej kompanive të përqendruara në muzikë si Pandora dhe Rhapsody.

Me lansimin e imunes 10 dhe rrjetit social të integruar muzikor Ping, Apple po tenton të bëjë revolucion, por deri më tani reagimet e përdoruesve rreth softuerit të ri kanë qenë paksa të tërhequra.

Lajmet e fundit>