Lajmet

Google ndihmon fëmijët të gjejnë atë që kërkojnë online

Dec 27 2009
0 Shpërndarje
Google ndihmon fëmijët të gjejnë atë që kërkojnë online

Në një projekt të udhëhequr nga Universiteti i Maryland dhe Joan Ganz Cooney Center, u zhvillua një studim mbi 83 fëmijë i cili kishte si objektiv primar gjetjen dhe saktësimin e diferencave në kërkim midis të rritur ve dhe fëmijëve. Projekti u sponsorizua nga Google dhe tenton të përmirësojë rezultatet në kërkim të fëmijëve, të cilët përballen shumë më shpesh se të rriturit me ‘idiotësinë’ e një motori kërkimi në interpretimin e asajë që kërkohet.

Deri tani, përpjekjet kryesore në kërkimin e fëmijëve janë përqëndruar thjeshtë në filtrimin e përmbajtjes që u përshtatet atyre, por shumë pak është bërë për të përmirësuar mënyrën e interpretimit. “Ne u ofrojmë atyre një mjet të ndërtuar për të rriturit” tha Michael H. Levine, drejtuesi i Cooney Center at Sesame Workshop, i një organizate jo-fitimprurëse të fokusuar në edukimin e fëmijëve.

Për të ndihmuar në këtë, që prej fillimit të vitit 2009 Google ka shtuar Wonder Wheel – një mjet kërkimi grafik në ndihmë të fëmijëve dhe Shtatorin që kaloi, u zmadhua vendi i tekstit për kërkimin si dhe fonti i temave të ngjashme. Teknologji më të avancuara si kërkimi zanor mund të jenë gjithashtu një opsion mjaft i mirë.

Lajmet e fundit>