Harduer

Google Nexus One: Çdo gjë që duhet të dini

Jan 5 2010
0 Shpërndarje
Google Nexus One: Çdo gjë që duhet të dini

ueb dyqanin e ri të Google, ku mund të blini celularë Android, ju gjithashtu mund të bëni testime të drejtpërdrejta të celularëve përmes internetit, për të shikuar edhe më afër nivelin e eksperiencës. Për këtë ju duhet të posedoni një llogari në Google dhe një Google Checkout nëse dëshironi ta blini celularin.

Pasi që lexuesit tanë në përgjithësi janë nga Kosova dhe Shqipëria, më duhet të ju them se operatorë që e shesin tek ne me kontratë nuk ka, por për fat të mirë, Google Nexus One nuk ka nevojë për “jailbrake” pasi që mund t’i blihet pa asnjë shërbim për një çmim prej 530 dollarë.

Çka ka në të?

Ky bukurosh ka një procesor të jashtëzakonshëm: 1 GHz Qualcomm Snapdragon (i njëjti procesor që gjendet tek HD2). Gjithashtu ka 512 MB RAM edh ROM. Pastaj ka një ekran AMOLED të ndjeshëm në prekje (capacitive touchscreen) me madhësi 3.7 inç dhe me një rezolucion prej 480 x 800 piksela. Kamera në të nuk është 2 apo 3, por është 5 megapiksel dhe gjithashtu përmban blic LED (kjo kamerë ka mundësi të incizojë edhe video në format MPEG-4 me mundësi të ngarkimit në YouTube përmes një klikimi, gjë që do të jetë jashtëzakonisht thjeshtë përmes Wi-Fi). 

Trackball-i ka një LED me shumë ngjyra për paralajmërime të ndryshme dhe natyrisht Nexus One ka një kompas, GPS, GSM-Radio (AWS dhe euro rrjete 2100 Mhz), Stereo Bluetooth, port 3.5 mm për dëgjuese, dy mikrofona për “shuarje aktive të zhurmës”, sensor të ndriçimit dhe afërsisë, si dhe në bord ka gjithashtu një akselerometër. Në anën e memories qëndron një port për kartela microSD që mund të zgjerohet deri në 32GB (celulari ju ofrohet në pako me një kartelë 4GB). Ka një bateri 1400 mAh, e cila premton 5 orë punë në shfletim 3G dhe 7 orë punë në biseda 3G.

Dizajni i tij është bërë nga Google dhe HTC ndërsa vetë Nexus One funksionon përmes versionit të ri të Android, Android 2.1.

Lajmet e fundit>