Analiza

Google ofron alternativë ndaj JPEG, për një ueb më të shpejtë

Sep 30 2010
0 Shpërndarje
Google ofron alternativë ndaj JPEG, për një ueb më të shpejtë

WebP ka gjasa që të revolucionojë uebin duke reduktuar madhësinë e skedarit  të imazhit për 40 për qind, në krahasim me formatin dominues të ditëve të sotme JPEG. Kjo automatikisht si rezultat ka transferim më të shpejtë të skedarëve dhe ngarkim më të ultë të rrjetit, nëse Google arrin të bind njerëzit që të adoptojnë WebP.

WebP, ashtu si JPEG, lejon përdoruesit që të ulin kualitetin e imazhit për të reduktuar madhësinë. Dhe sikurse JPEG një format “i lodhur”, nënkupton që nuk riprodhon diçka të afërt me imazhin origjinal por tenton të ruaj sa më shumë që është e mundur atë që ka origjinali për të ofruar sadopak kualitet shikimi syrit të njeriut.

Por për dallim prej JPEG, nuk është i integruar në secilën kamerë, ueb shfletues, program për editim të imazheve, dhe sisteme operative ekzistuese. Por kjo nuk po ndal Google, caqet e së cilës me WebP janë ambicioze sa që paramendohet edhe zëvendësimi i JPEG.

“Kur shikojë një bashkësi të imazheve, i rikompresojmë ato nga formatet e tyre të tanishme të dobësuara në WebP, ne shohim një reduktim të madhësisë prej mesatarisht 40 për qind, që është diçka mahnitëse” tha Richard Rabbat, udhëheqës i menaxhimit të produkteve në tentimin e Google “bëje uebin më të shpejtë”. Zvogëlimi i imazheve është veçanërisht i rëndësishëm duke konsideruar se Google parashikon se “65 për qind e bajteve në ueb janë nga imazhet”.

JPEG kundrejt alternativave të reja

JPEG është një format i fuqishëm. Microsoft ka tentuar për vite me radhë të promovojë një alternativ, që tani është e standardizuar JPEG XR, dhe që ofron bashkësi më të gjerë dinamike, bashkësi më të gjerë të ngjyrave dhe kompresim efikas. Por JPEG XR deri më tani nuk ka pasur asnjë sukses më të madh përveç standardizimit dhe përkrahjes së integruar në Internet Explorer dhe Windows.

Google si Microsoft, është e vetëdijshme për sfidën dhe e di që rruga do të jetë e gjatë, por ata veçse kanë filluar bashkëpunimin me prodhues tjerë të shfletuesve për të përkrahur WebP. “Më vonë do ta shpërndajmë anembanë uebit” theksoi Rabbat.

WebP derivohet nga WebM, teknologjia e lirë dhe me kod të hapur e Google për enkodim dhe dekodim të videove. Matja e efikasitetit më të lartë të kompresimit është bërë nga një mostër prej 1 milion imazheve që Google ka marrë nga uebi. Prej tyre 90 për qind ishin JPEG, dhe sipas testeve të Google, WebP ofroi të njëjtin kualitet me një reduktim të madhësisë së skedarit prej 40 për qind. 10 përqindëshi tjetër ishte PNG dhe GIF, të cilat janë më të zakonshme për ilustrime si logo sesa JPEG që është i orientuar në imazhe.

Google po planifikon të lëshojë WebP tek njerëzit në mënyrë që ata të gjykojnë vet kualitetin. Së pari ajo do të përsfhihet me një vegël për të konvertuar grafika në imazhe WebP, por më e rëndësishmja është që në periudhë afatgjate formati do të ketë përkrahje të integruar në shfletuesin Chrome të Google.

Një veçori tjetër e mirë e WebP është se çfarëdo hardueri që përkrahë enkodimin apo dekodimin WebM gjithashtu përkrahë edhe WebP. Kjo do të thotë se një celularë me përkrahje harduerike mund të bëjë edhe imazhe WebP. /pcworld.al

Lajmet e fundit>