Harduer

Google pajisjet me harduer për testim të Chrome OS

Dec 8 2010
0 Shpërndarje
Google pajisjet me harduer për testim të Chrome OS

Pajisja testuese Cr-48, që nuk është në ofertë për shitje dhe nuk ka ndonjë markë të ndonjë prodhuesi, do të shpërndahet tek zhvilluesit dhe bashkëpunëtorët kurioz të kompanisë Google përmes Pilot Programit Chrome OS.

Fillimisht ishte thënë se numri i makinave për testim do të jetë shumë i kufizuar, por tani sipas raporteve nga DigiTimes del se numri i pajisjeve për testim do të jetë 60,000 sosh. Kjo sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë shifra përfundimtare dhe mund të ketë ndryshime në këtë numër.

Një prodhues, përkatësisht Acer ka bashkëpunuar me Quanta Computer për të zhvilluar një 10.1 inçësh me bazë në Atom N550, dhe të dedikuar për punë me Chrome OS, që do të sillte edhe Wi-Fi edhe Bluetooth, por Acer është paksa konservative sa i përket kërkesës së tregut dhe është e kuptueshme se konsumatorët kanë një kohë të vështirë në ndryshimin e sjelljeve të tyre ndaj teknologjive të reja. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>