Lajmet

Google paraqet kodin burimor të Chrome OS

Nov 19 2009
0 Shpërndarje
Google paraqet kodin burimor të Chrome OS

Sipas kësaj kompanie, sistemi operativ alternativ është i përshtatur për njerëz që shpenzojnë “shumicën e kohës së tyre” në ueb.

“Sot ne po hapim kodin e projektit të quajtur Chromium OS. Ne po e bëjmë këtë gjë herët, një vit para se Google Chrome OS të bëhet gati për konsumatorë, për shkak se ne jemi jashtëzakonisht entuziastë për të bashkëpunuar me partnerë, komunitetin e kodit të hapur dhe me zhvilluesit” shkroi zëvendësi i Google, Caesar Sengupta në një blog post zyrtar. “Sa i përket shfletuesit Google Chrome, zhvillimi do të bëhet në të hapur prej këtij momenti e tutje. Kjo do të thotë se kodi është pa pagesë, dhe kushdo që dëshiron mund të qaset në të dhe mund të kontribuojë”.

Sengputa shpjegoi se Chrome OS u ofron përdoruesve një model “thellësisht më ndryshe” të përdorimit të kompjuterit.

“Së pari, çdo gjë sillet rreth uebit. Të gjitha aplikacionet janë aplikacione uebi. E tërë eksperienca ndodh brenda shfletuesit dhe nuk ka aplikacione të zakonshme të desktopit. Kjo do të thotë se përdoruesit nuk kanë nevojë të merren me instalime, menaxhime apo me përditësime të programeve” shpjegoi Sengupta. “Së dyti, për shkak se të gjitha aplikacionet qëndrojnë brenda shfletuesit, ka përfitime të theksuar për sigurinë tuaj. Për dalim prej sistemeve tradicionale operative, Chrome OS nuk u beson aplikacioneve që ju lëshoni. Secili aplikacion ka një kuti të sigurisë që e bënë më të vështirë infektimin e kompjuterit tuaj me malware apo viruse”.

“Çdo herë që ju ristartoni kompjuterin, sistemi operativ verifikon integritetin e kodit të vet. Nëse sistemi juaj është komprometuar, ky është dizajnuar që të riparojë veten me një ristartim. Gjersa asnjë kompjuter nuk mund të bëhet tërësisht i sigurt, ne do t’ua bëjmë jetën më të vështirë (dhe më pak fitimprurëse) personave keqbërës.”

Sengputa gjithashtu vëri në pah se Google është e “pushtuar” nga shpejtësia dhe ka larguar “çdo proces të panevojshëm” në sistemin e ri operativ.

“Ne po përshtatim shumë operacione dhe po punojmë me çdo gjë në paralel. Kjo do të thotë se ju mund të ndizni kompjuterin, dhe të filloni shfletimin nëpër ueb brenda pak sekondave. Përkushtimi ynë për shpejtësi shkon deri në rrënjë. Ne po specifikojmë referenca të komponentëve harduerike për të krijuar eksperiencën më të shpejtë për Google Chrome OS.”

Lajmet e fundit>