Siguri

Google përmirëson sigurinë pas kërcënimeve nga Kina

Jan 14 2010
0 Shpërndarje
Google përmirëson sigurinë pas kërcënimeve nga Kina

Megjithëse kompania nuk ka cituar Kinën si arsye të ngritjes së sigurisë, kjo lëvizje ka arritur vetëm një ditë pasi që kompania ka akuzuar hakerët kinez të kenë thyer llogaritë e aktivistëve të të drejtave njerëzore.

“Duke përdorur http-ët ndihmohet mbrojtja e të dhënave që të nuhaten nga palët e treta, siç është rasti me hotspot-et publike Wi-Fi” tha Google në një blog.

“Ne kemi vendosur që këtë mundësi tua lëmë juve në duar për shkak se ka një anë negative: Http-ët ju bëjnë postën më të ngadalshme për shkak se të dhënat e enkriptuara nuk udhëtojnë aq shpejt përmes uebit sikurse të dhënat e pa-enkriptuara. Gjatë muajve të fundit, ne kemi hulumtuar mundësitë për siguri/latency dhe kemi vendosur që ndezja e http-ve ka qenë zgjedhja më e mirë për të gjithë”.

Megjithëse kompania enkripton postën normalisht, Google do t’iu mundësojë përdoruesve që e gjejnë këtë shumë të ngadalshme, ta ndalin në opsione.

Lëvizja arrin në ditën kur Adobe pranoi se sulmet në rrjetin e saj ishin të lidhura me ato të raportuara nga Google.

Lajmet e fundit>