Softuer

Google po teston Google Apps me veçori të plota

Sep 2 2010
0 Shpërndarje
Google po teston Google Apps me veçori të plota

Google Apps lejon bizneset dhe këto që kanë një domen të keni fuqinë e Google në e-mail sistemin e tyre, dhe t’iu ofrojë punëtorëve të tyre shërbime të produktivitetit online. Ai është pa pagesë për deri në 50 punëtorë pa përkrahje teknike, apo 50 dollarë për një person me përkrahjet teknike dhe premtime për njoftime. Ideja është që të futet në dominimin e Microsoft për softuere për biznese duke paraqitur oferta më të lira për biznese, dhe duke tërhequr më shumë trafik drejt pronës së Google.

Pavarësisht faktit se shumë paguajnë për shërbimet e Google, përdoruesit e Apps kanë qenë në rreshtin e fundit kur bëhet fjalë për fitimin e veçorive të reja, dhe disa shërbimeve të Google, si shërbimi për ruajtje të fotografive Picasa, që nuk është i përfshirë.

Së fundi, përdoruesit e Apps mbetën pa një veçori të re që lejon përdoruesit e Gmail dhe VOice të bëjnë dhe pranojnë thirrje drejtpërsëdrejti nga ndërfaqja e Gmail, për të cilën përdoruesit e Apps menjëherë filuan të nkohen. Megjithatë, Priority Inbox, një veçori tjetër do të paraqitet tek përdoruesit e Gmail dhe Apps gjatë kësaj jave.

Në maj, Google tha se është duke punuar në përditësimin e infrastrukturës për përdoruesit e Apps, dhe tani është duke kërkuar disa përdorues të Apps – të njohur si testues të besueshëm – pë të ndihmuar në testimin e infrastrukturës. Testuesit potencial duhet të plotësojnë një aplikacion që do t’i lejojë ata të testojnë funksionalitetet e reja.

Lajmet e fundit>