Lajmet

Google real time search

Dec 8 2009
0 Shpërndarje
Google real time search

“Jemi këtu për të prezantuar Google real-time search”, tha Amit Singhal në një event në Computer History Museum në Mountain View, California.

Kërkimi i Twitter do të tregojë përafrimet më të fundit për një subjekt të caktuar, por google kërkon të bëjë më shumë se të rendisi rezultatet sipas kohës. “Rëndësia (relevanca) është baza e këtij produkti” tha Singhal.

Google do të ndërtojë një seksion të quajtur “latest results” brenda kërkimit standart, i cili përditësohet automatikisht nga burime si Twitter. Google parashikon të fillojë eksperimentimin e këtij shërbimi në ditët që vijojnë.

Ashtu si me ndërfaqen e re grafike dhe ndarjen e kërkimit, jo të gjithë përdoruesit do të jenë në gjendje të aksesojnë këtë tipar të ri për arsye teknike.

Lajmet e fundit>