Siguri

Google sërish arnon shfletuesin e saj Chrome

Sep 16 2010
0 Shpërndarje
Google sërish arnon shfletuesin e saj Chrome

Prej 10 lëshimeve të arnuara gjatë kësaj jave, një ishte cilësuar si “kritik” që është niveli më i larët kërcënues në sistemin e katër hapave të Google. Gjashtë u cilësuan me rrezikshmëri të “lartë”, dhe të tjerat u cilësuan me rrezikshmëri të “ultë”.

Google ka paguar 4.000 dollarë bonus tek katër hulumtues të pavarur, të cilët kanë raportuar gjashtë vrima. Nuk është ofruar ndonjë detaje rreth asnjërës vrimë, pasi që kjo është edhe praktikë e Google që të mos bëjë zë në këtë aspekt, vetëm të bëjë arnimet pa bërë shumë zhurmë. Kompania zakonisht hapet më vonë për qasje në këto vrima, përkatësisht javë pasi një arnim paraqitet tek përdoruesi.

Një lëshim tjetër kritik vetëm për Mac ishte ai për të cilin Google tha se ishte një thyerje e radhës në një vrimë të mëhershme. Ndërsa dy të tjera ishin kategorizuar si kërcënime të ulëta, vetëm për platformën Linux.

Google kohëve të fundit ka shpejtuar hapat e përditësimeve, dhe ka premtuar se do të paraqes një version të ri çdo gjashtë javë. Chrome 7, në anën tjetër, thuhet se do të paraqitet brenda dy muajve të ardhshëm, dhe do të veçohet me tentimin e parë të Google për të përshpejtuar përpunimin dhe kompozimin e faqeve në Windows. Google thotë se ky version do të jetë 60 herë më i shpejtë sesa versioni i tanishëm. /pcworld.al

Lajmet e fundit>