Harduer

Google shpalos celularin Nexus S

Dec 6 2010
0 Shpërndarje
Google shpalos celularin Nexus S

Nexus STë hënën, Google shpalosi celularin e saj më të fundit Nexus S që është zhvilluar dhe brenduar nga vet kjo kompani. Nexus S që do të paraqitet në shitje me 16 dhjetor, do të shitet për një çmim prej 529 dollarë si celularë i hapur pa ndonjë kontratë. Ai gjithashtu do të ofrohet edhe përmes T-Mobile, me një çmim prej 199$ me një kontratë dy vjeçare me këtë operator.

Goole ka punuar edhe me Samsung për të zhvilluar Nexus S, që është gjithashtu i pajisur me Android 2.3, versionin më të fundit të sistemit operativ të Google, Android që përmban pseudonimin Gingerbread, dhe për të cilin thuhet se është më i shpejtë sesa versionet e mëhershme.

Celulari veçohet me një procesor 1Ghz, 16GB memorie të integruar dhe me një ekran të hollë të dizajnuar që të përshtatet me fytyrën e pronarit gjersa ai e mban afër veshit kur flet me të. Ekrani arrin i pajisur me një mbulesë speciale që do të shërbejë si mbrojtës dhe minimalizues i shenjave të gishtërinjve. Përveç kësaj, ai ka edhe një kamerë të përparme që shërben për video-chat dhe një kamerë të prapme 5 megapikselëshe që shërben për fotografime më të avancuara. Celulari gjithashtu ka edhe teknologjinë e komunikimeve të afërta, që mundëson përdorimin e tij përmes sensorëve përkatës si mjet për pagesa mobile.

“Nexus S sjell atë që ne quajmë përvojë “e pastër e Google”: qasje të hapur dhe të pafiltruar në shërbimet më të mira mobile të Google dhe versionin më të fundit të Android” shkroi kompania në një blog post.

Nexus One, që Google ka shitur drejtpërsëdrejti tek konsumatorët, ishte i lidhur me shitje të dobëta dhe me ankesa të konsumatorëve. Por duket se me shfaqjen e celularit të ri Google po tenton që të zgjeroj edhe më tej praninë e Android në treg, duke konkurruar me rival si Apple, Microsoft dhe RIM. E për shitjen e këtij celulari të ri gjithashtu ka edhe një strategji tjetër të shitjes që synon t’ju ofrojë përdoruesve mundësinë që ta blejnë celularin edhe tek dyqanet e Best Buy, qoftë në formë fizike apo online. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nexus
Lajmet e fundit>