Softuer

Google shton 400 filma të plotë në YouTube

Aug 27 2010
0 Shpërndarje
Google shton 400 filma të plotë në YouTube

Seksioni i ri në YouTube, www.youtube.com/movies është duke ofruar filma të zhanreve të ndryshme që shkojnë prej horrorit “Night of the Living Dead” e deri tek klasikët si “The Clan of the Face Bear” dhe madje edhe hite të “Bollywood-it”.

Lëvizja arrin pasi YouTube ka mbyllur marrëveshjen me Sony Pictuers dhe Shërbimin e Britanisë së madhe Blinkbox, që kërkon 1.99 funte për filma dhe spektakle televizive metë mara me qira, dhe përveç kësaj 165 filma do të ofrohen pa pagesë.

”Kjo është një prej tentimeve të shumta për të siguruar se njerëzit mund të gjejnë me lehtësi të gjitha llojet e videove që ata dëshirojnë të shohin, prej shkave në dhomë të ndejës e deri tek raportet e gazetarëve apo filma dhe emisione televizive në gjatësi të plotë” tha lideri i video partneritetit pranë YouTube, Donagh O’Malley.

”Ne shpresojmë se adhuruesit e filmave do të kënaqën me bashkësinë e titujve në këtë librari pa pagesë, dhe se do të shijojnë disa filma klasik që nuk i kanë parë asnjëherë deri më tani ose që i ka marr malli t’i shohin”.

Megjithëse filmat në ofertë përfshijnë disa titujt të ndryshëm, mos prisni filmat më të fundit të tregut, pasi që shumica e filmave futen në kategoritë “klasik”, ‘art” apo “kult”.

Lajmet e fundit>