Vëzhgim

Google synon përshpejtimin e ueb kërkimeve

Sep 8 2010
0 Shpërndarje
Google synon përshpejtimin e ueb kërkimeve

Google Instant, që është lansuar gjatë ditës, sjell rezultate kërkimi në një ueb faqe para se përdoruesi të përfundojë me vendosjen e një pyetjeje në kutinë kërkuese. Rezultatet e kërkimit paraqiten në faqe dhe rifreskohen gjersa përdoruesi vazhdon të shkruaj shkronja shtesë rreth termit kërkues.

Google ka thënë se teknologjia e re mund të largojë 2 deri në 5 sekonda të secilit kërkim, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë për njerëzit që të kërkojnë për tema të ngjashme.

Në një ngjarje për media të organizuar në Muzeun e Arteve Moderne në San Francisco-së të për të demonstruar ndryshimet, zëvendës presidentja e Google për kërkim dhe përvojë të përdoruesve ka krahasuar teknologjinë e re me një fuqi drejtimi të automjetit.

“Në momentin që ju filloni ta ndorni ato është shumë vështirë të ktheheni prapa” tha Mayer, megjithëse ajo u pajtua se në testime, disa përdorues kanë parapëlqyer të kthehen prapa në sistemin e mëparshëm klasik.

Ekzekutivët e Google thanë se teknologjia e re mund të mos ndryshojë mënyrën sesi rendit motori i kërkimit ueb faqet, apo mënyrën sesi shërben reklamat përgjatë rezultateve të kërkimit.

Teknologjia e re do të thotë se motori kërkues i Google mund t shërbejë për parashikime të motit lokal gjersa përdoruesi fillon të shkruajë shkronjën “W” në kutinë kërkuese. Nëse një përdorues vazhdon të shkruaj një fjalë tjetër që nuk është “Weather, rezultatet në faqe rifreskohen dhe ndryshojnë sipas asaj që po kërkohet.

Google është motori kërkues numër një në botë, por është duke u përballur me një konkurrencë në rritje e sipër nga motori kërkues Bing i kompanisë Microsoft.

Teknologjitë e reja, siç janë aplikacionet e specializuara që punojnë në iPhone të Apple, si dhe rrjetet sociale si Facebook, janë gjithashtu duke kërcënuar pozicionin e Google, si portë kryesore të informimit online.

Google Instant do të paraqitet gjatë javëve në vazhdim në shtete tjera, përfshirë këtu edhe Kosovën e Shqipërinë, megjithëse ata që kanë llogari në Google, do të kenë rastin ta provojnë këtë veçori ende pa u paraqitur zyrtarisht.

Lajmet e fundit>