Harduer

Google Tablet do të paraqitet në nëntor

Aug 19 2010
0 Shpërndarje
Google Tablet do të paraqitet në nëntor

Në bazë të një burimi të paemëruar të Download Squad, thuhet se tablet i ri i Google do të lansohet në Black Friday 2010, që është dita me e ngarkuar e vitit për shoping në SHBA.

Spekulimet parashohin që tableti i ri të fuqizohet nga platformat Tegra 2 e Nvidia-së dhe përveç kësaj ai pritet të ketë një ekran të ndjeshëm në prekje me rezolucion 1280×720 piksela, 2GB RAM, minimumi 32GB SSD, WiFi/Bluetooth/3G, GPS dhe një ueb kamerë.

Përveç kësaj ai pritet të ofrojë mundësinë për zgjerim të memories përmes një lexuesi të kartelave të ndryshme, por mos harroni se asnjëra nga këto informata nuk është konfirmuar. /pcworld.al

Lajmet e fundit>