Harduer

Google tani aktivizon 200.000 Android në ditë

Aug 5 2010
0 Shpërndarje
Google tani aktivizon 200.000 Android në ditë

Kjo shifër e paraqitur 23 për qind më e lartë sesa 160.000 Androidët e aktivizuar në ditët e muajit qershor dhe është dyfish më e lartë se 100.000 Androidët e aktivizuar në ditët e para tre muajve. Kjo rritje rapide thuhet se është si rrjedhojë i asaj që Android mund të ketë tejkaluar pjesëmarrjen në tregun amerikan të BlakcBerry dhe iPhone.

Kjo shkallë është “fenomenale” tha Schmidt, i cili nuk ishte i sigurt sesa do të zgjas. Ai nuk ishte i shqetësuar se licencimi pa pagesë i fituar në shumicën e celularëve Android po dëmtonte të hyrat, pasi që pronarët e Android bëjnë kërkime me Google që shfaqin reklama pop-up dhe gjenerojnë të hyra nga përshtypjet dhe klikimet. Ai shtoi se edhe pronarët e iPhone gjenerojnë të hyra për Google në të njëjtën mënyrë.

Me hapin e tanishëm, Google është duke fuqizuar mbi 18 milion pajisje Android apo pothuajse dyfish më shumë sesa Apple, që ka dërguar 8.4 milion iPhone në treg dhe në anën tjetër disa miliona më shumë sesa konkurrenca RIM, që ka 11.2 milion BlackBerry. Google po ndihmohet mjaft shumë nga jo-ekskluziviteti i saj për ndonjë operator në SHBA si dhe nga pluraliteti i prodhuesve, ndërsa Apple e RIM dizajnojnë në vete harduerin dhe sistemet e tyre operative gjegjëse.

Schmidt komentoi edhe rreth Chrome OS, por për të ai nuk u shpreh me të njëjtin entuziazëm. Ai pranoi se sistemi operativ i orientuar ka uebi mund të “arrijë një treg të madh” por gjithashtu sipas tij duhet pranuar “skepticizmin” e platformës ku veçse është formuar Android. Kritikët kanë kritikuar strategjinë e sistemit operativ të Google duke thënë se Android dhe Chrome kanë konkurrencë me njëri tjetrin, pasi që të dy mund të përdoren edhe në tablet e netbook, por vetë Android mund të punojë me aplikacione ashtu si duhet.

Lajmet e fundit>