Vëzhgim

Google thotë se ka numëruar të gjithë librat e botës

Aug 6 2010
0 Shpërndarje
Google thotë se ka numëruar të gjithë librat e botës

Në bazë të një postimi në blogun zyrtar të kompanisë, është shpalosur edhe metoda e numërimit. Google së pari definoi atë që është “libër” duke marrë në konsideratë numrin e artikujve, punën dhe format tjera të literaturës në shtyp. Dupikatet ishin larguar duke përdorur metadata nga librari dhe katalog të ndryshëm, për të ndarë pothuajse një miliard libra të regjistruar në 600 milion libra unik. Kjo më pas u reduktua edhe më tej duke përdorur një algoritëm që largon çfarëdo libri që ishte i njëjtë por kishte tituj të ndryshëm. Momentalisht Google është ende duke punuar në saktësinë e algoritmit, që po ofron rezultate të ndryshme.

“Përgjigja ndryshon çdo herë që performohet përpunimi në kompjuterë, pasi që ne akumulojmë më shumë të dhëna dhe përmirësojmë algoritmin. Numri i tanishëm është rreth 210 milion” tha Google.

Google ka arritur në shifrën prej 129,864,880 duke  larguar atë që nuk e konsiderojnë libër siç janë mikroformat dhe hartat. Kompania gjithashtu ka larguar seritë nga figura e tyre për shkak se sipas tyre metodat e numërimi të tyre ishin të pasakta për shkak të numrit të ndryshëm të institucioneve që i trajton ato në forma të ndryshme.

“Pasi përjashtuam seritë, ne më në fund mund të numërojmë të gjithë librat e botës. Janë saktësisht 129.864.880. Së paku deri të dielën” tha Google.

Projekti Google Book tenton të skanojë dhe të digjitalizojë çdo libër në botë. Qysh prej se është lasnuar projekti ai ka qenë mjaft kontrovers, duke u kërkuar mbajtësve të të drejtave autoriale t’i bashkohen procesit.

Në këtë proces sigurisht janë llogaritur edhe librat e autorëve shqiptarë pasi që nëse kërkoni në Google Books, mund të gjeni edhe versione digjitale të librave të autorëve si Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Fan Noli, Naim Frashëri, etj.

Lajmet e fundit>