Vëzhgim

Google u padit sepse ka nxjerr në pah të brëndshme në Street View

Dec 18 2010
0 Shpërndarje
Google u padit sepse ka nxjerr në pah të brëndshme në Street View

Në Japoni, një grua vendosi të padisë kompaninë Google pasi në Google Street View tregoheshin sende private që ishin varur në shtëpinë e saj, pasi ishin larë. Ajo shprehet se eksperienca e saj e hidhur nuk mbaron këtu. Nga tronditja e shkaktuar dhe ankthi se do të paditej për një krim seksual ajo u shokua. Kjo gjë i kushtoi asaj punën dhe gjithashtu iu desh të ndërronte banesë.

Ndoshta reagimi i saj mund të duket si i ekzagjeruar por gruaja thotë se vuan nga sëmundja e çrregullimit obsesiv. Kjo sëmundje e bën atë të mendojë se Google e përndjek kudo që ajo shkon. Ky emocion është i pranishëm dhe në persona që nuk e kanë këtë sëmundje. Gjermiania, për ta thënë më drejt, dallohet për reputacionin e saj mbi rregullin e lartë, gati tre përqind e popullsisë donin që Google të pengonte daljen në Google Street View të shtëpive të tyre (dhe të të brëndshmeve gjithashtu).

Por ekziston një rast ku një zotëri ka dal lakuriq në bagazhin e një makine. Me siguri që pas asaj foto ka një histori të gjatë, por çfarë historie mund të jetë vallë ajo?

Gruaja japoneze nuk do thjesht të shprehet se imazhi i shtëpisë së saj duhet të errësohet por ajo thotë se Google duhet të kishte qenë më shumë e kujdeshme për të mos treguar të brëndshmet e varura.

“Mund ta pranoja nese do të ishte thjesht një foto e pjesës së jashtme të apartamentit , por të tregosh veshjet e brëndshme të dikujt mendoj se është totalisht e gabuar” është shprehur zonja në gjykatë. Ajo kërkon një dëmshpërblim prej 600,000 Yen që nëse e kthjemë në dollarë do të ishte një shumë simbolike prej $7000. Gruaja tregon se Google i kishte hequr imazhet e turpshme gjatë kohës që ajo po shtronte padinë, ndërsa Google u shpreh se do tani po e shqyrton çështjen.

Me siguri ata do ta kuptojnë ankthin e zonjës dhe do të paguajnë këtë shumë të vogël për këtë shfaqje jo shumë të turpshme. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>