Softuer

Google vendos kërkimet në kohë reale në një faqe të veçantë

Aug 27 2010
0 Shpërndarje
Google vendos kërkimet në kohë reale në një faqe të veçantë

Në dhjetor, Google për herë të parë shpalosi konceptin e rezultateve kërkuese në “kohë reale” nga burime si Twitter dhe organizata të lajmeve, duke vendosur një dritare të dedikuar në mesin e rezultateve të zakonshme kërkuese që në mënyrë automatike lëvizte përmes linkave të ngjarjeve apo cicërimave të lidhura me atë temë që po kërkohet. Ajo ende planifikon të theksojë këto rezultate në mesin e rezultateve të zakonshme të kërkimit, por ka krijuar një faqe të veçantë tek google.com/realtime, ku këto lloj përditësimesh mund të zbulohen.

Faqja pati një start të dobët, pasi që si u vë në funksion për gati më shumë se gjysmë orë nuk funksioni për disa përdorues, por Google tha se po bënte shpalosjen graduale para kërkuesve. Ajo mund të qaset edhe nga pjesa e majtë e faqes kryesore të rezultateve kërkuese nën “updates”, apo drejtpërsëdrejti nga një URL më e gjatë që Google ka përfshirë në blog postin e saj, derisa kryesorja të arrij tek të gjithë.

Kërkimet në kohë reale megjithatë paraqesin një problem; është shumë më vështirë të thithet përmbajtje në kohë reale dhe të organizohet në një mënyrë relevante, sesa të rrëshqitet në ueb faqe statike. Google në fakt duhet të paguajë për burime në kohë reale si Twitter për të pasur qasje në “shtëpinë e zjarrtë” të cicërimave në mënyrë që t’i tërheqë ato në rezultatet kërkuese.

Microsoft dhe Yahoo gjithashtu kanë eksperimentuar me kërkime në kohë reale: Bing, për shembull, ka një faqe të veçantë të dedikuar për rezultatet “sociale”. Fillestarët si OneRiot gjtiahshtu kanë tentuar të sasi të madhe të përmbajtjes të prodhuar vetëm nga përdoruesit e medieve sociale.

Sa i përket orëve të para të faqes së re, Twitter ishte burimi kryesor i përmbajtjes me rezultatet kërkuese, megjithëse postime publike nga Facebook, Google Buzz dhe faqe të rrjeteve sociale tjera si Myspace dhe Friendfeed u shfaqën në listë. Në këtë moment, nuk ka reklama të shfaqura përskaj rezultateve, por nuk është vështirë të imagjinohet se ndryshimi për një faqe të dedikuar do të duhej të forcojë këto lloj kërkimesh.

Kërkimet mund të filtrojnë rezultatet në kohë reale me lokacion gjeografik duke përdorur një link të afërt në anën e majtë.

Lajmet e fundit>