Softuer

Google zgjeron dhe reklamon shërbimet për shfaqje të videove në vitin 2011

Dec 17 2010
0 Shpërndarje
Google zgjeron dhe reklamon shërbimet për shfaqje të videove në vitin 2011

Google është duke zgjeruar shërbimin për shfaqje të përmbajtjeve audio-visuale, thotë një burim që ka qenë i thukët në lidhje me prodhimin. Shërbimi do të jetë si një zgjerim i provës për filmat me qira të lëshuarë gjatë këtij viti. Lajmërimet do të duhej të bëheshin në fillim të vitit 2011, thotë burimi dhe ky ndryshim pritet të jetë mjaft i vlefshëm në treg.

Sipas burimit, udhëheqësi i Ex-Netflix Robert Kyncl, i cili ishte punësuar përkohësisht nga Google këtë vit, është duke biseduar për marrëveshjet për studio. Shërbimi do të jetë fillimisht i përqendruar në mundësitë për marketing, duke përfshirë Google TV-në. Një librari më e gjerë do të shtohet gjatë kohës.

Më herët gjatë këtij muaji Google përfitoi ndërmarrjen Wievine për dërgim të videove. Teknologjia nga Widevine mund të përdoret për të fuqizuar shërbimet e reja filmike. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>