Softuer

GoogleCL, vegël e re për qasje nga linja komanduese

Jun 22 2010
0 Shpërndarje
GoogleCL, vegël e re për qasje nga linja komanduese

E quajtur Google Command Line Tool apo shkurt GoogleCL, bashkësia e fuqishme e veglave bazohet në Python dhe ofrohet për Windows, Linux dhe Mac. Si e tillë, Google Data Python Library është një kusht paraprak në mënyrë që të keni qasje në vegla.

GoogleCL ju lejon një numër të detyrave relativisht komplekse nga linja komanduese, siç është ngarkimi i një videoje në YouTube apo editimi i dokumenteve të ruajtura në Google Docs.

Shërbime tjera të pëkrahura do të jenë Blogger, Calendar, Contacts dhe Picasa. GoogleCL është një projekt me kod të hapur që është i licencuar në bazë të Apache License 2.0.

Kur përdoret për herë të parë, velga do të kërkojë një emër përdoruesi dhe fjalëkalim nga Google për të gjeneruar një URL, që përdoret për të aktivizuar shërbimin e linjës komanduese për herë të parë.

Më shumë informata mund të gjeni në faqen e projektit GoogleCL, megjithëse programerët dhe analistët e sistemeve u sugjerojmë se mund të shikojnë shembuj të skriptave të GoogleCL këtu.

Lajmet e fundit>