Lajmet

Goole po zhvillon një teknologji që mundëson kthimin e përgjigjeve automatike në rrjetet sociale

Nov 26 2013
0 Shpërndarje
Goole po zhvillon një teknologji që mundëson kthimin e përgjigjeve automatike në rrjetet sociale

autorespondFacebook, Twitter dhe Google + nuk janë rrjetet e vetme sociale që ekzistojnë në ditët e sotme prandaj themi se është bërë shumë i vështirë menaxhimi i llogarive të ndryshme në këto media si dhe kthimi i përgjigjeve ndaj njerëzve të shumtë që ju kontaktojnë në botën dixhitale.

Patenta e regjistruar së fundmi nga Google tregon se kompania e ka gjetur një zgjidhje për këtë problem.

Bëhet fjalë për krijimin e një teknologjie të re që analizon aktivitetin tuaj në rrjetet sociale dhe automatikisht gjeneron përgjigje të personalizuara në formën e sugjerimeve.

Përgjigjet automatike ndërtohen nëpërmjet koleksionimit të ndërveprimeve sociale, të cilat më pas kategorizohen dhe renditen sipas rëndësisë duke u bazuar në postimet e mëparshme.

Në përfundim sugjerohen përgjigjet e mundshme të cilat mund të përdoren nga përdoruesi duke kursyer kështu kohën e nevojshme për t’u menduar.

Google beson se kjo teknologji robotike e kthimit të përgjigjeve mund të përdoret në postën elektronike (e-mail) ose në dërgimin e mesazheve në kohë reale.

Në qoftë se kjo teknologji vihet në zabtim ka mundësi që në një të ardhme të komunikojmë me njëri-tjetrin nëpërmjet një serveri të Google-it. Këtu do të përfundonte dhe arti i bisedimit të vërtetë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>