Harduer

GoPro rikthen në shitje dronin Karma, por mund të jetë shumë vonë

Feb 2 2017
0 Shpërndarje
Tre muaj pasi vendosi tërheqjen nga tregu të të gjithë dronëve Karma të shitura për shkak të një problemi me energjinë, GoPro lajmëroi ditën e djeshme se do të rifillojë shitjet. GoPro rikthen në shitje dronin Karma, por mund të jetë shumë vonë Photo Source: GoPro

Problemi qëndronte tek një mekanizëm i baterisë i cili e shkëpuste këtë të fundit nga funksioni gjatë fluturimit. GoPro tha se ka implementuar një bateri të re me dizajnin e duhur i cili adreson problemin.

Droni Karma kushton 800 dollar ndërsa së bashku me një kamër Hero5 shkon në 1,100 dollar. Analistët thonë se GoPro tashmë e ka humbur shansin e një produkti të sukesshëm dhe si rezultat të një pjese tregu të konsiderueshëm në përballje me rivalin kinez DJI.

GoPro thotë se droni Karma është i aftë të realizojë foto dhe metrazhe filmike të stilit të Hollywood. Kompania e cila tashmë ka një komunitet botëror përdoruesish, shquhet për reklamet e saj pikante.

Por si do ja bëjë me një dron të 2015-ës në 2017-ën? Ka një kosto të lartë, përmasa të mëdha se nuk ka shumë funksionalitete. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>