Harduer

Gorilla Glass me model të ri, tani edhe në formë xhami të përkulshëm

Jun 7 2012
0 Shpërndarje
Gorilla Glass me model të ri, tani edhe në formë xhami të përkulshëm

Gorilla Glass, e njohur për fortësinë që ka në smartfona, së fundi ka zhvilluar një model të ri në formë xhami të përkulshëm. E quajtur Willow Glass, ajo mund të përdoret për të rritur fortësinë e objekteve shumë të holla.

Mënyrat e ndryshme të paraqitjes së ekraneve po bëhen gjithnjë e më të përhapura dita – ditës. “Corning Willow Glass synon të ketë performancën dhe nivelin e një teknologjie të re, në një mënyrë krijimi të hollë dhe të lehtë” – tha Dr. Dipak Chowdhury, zv. presidenti i Willow Glass Program. “Në këtë moment, jemi duke prodhuar në nivele dhe ritme të ulta, gjithësesi shpresojmë që në të ardhmen produkti jonë të gjendet masivisht në treg, kur dihet që ky treg ka nevojë për këtë lloj produkti”. Corning thotë se Willow Glass është ndërtuar për të performuar në mënyrë të shkëlqyer në paisjet elektronike që përmbajnë touch.

Willow Glass mund të përdoret deri në temperaturën 500 gradë celcius, teknologji e kohës së fundit për mënyrën sesi prodhohen këto produkte. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>