Lajmet

GPGPU fiton terren në sektorin e HPC

Nov 6 2009
0 Shpërndarje
GPGPU fiton terren në sektorin e HPC

Tianhe (që do të thotë Rruga e Qumshtit) është pajisja që mban sot titullin jo-zurtar të superkompjuterit më të shpejtë në botë. Pronë e Universitetit Kombëtar Kinez të Teknologjisë së Mbrojtjes, ky është kompjuteri i parë në rendin e PFLOPS jashtë teritorit të SH.B.A.

Me një buxhet prej rreth 88 milion dollarësh, shkencëtarët Kinezë kanë ndërtuar një kompjuter të përbërë nga 24576 bërthama Core2 (6144 Harpertown, 3072 Xeon E5540 dhe 3072 Xeon E5450) dhe 5120 bërthama RV770 të GPU-ve nga AMD (Shqip; karta grafike 2560 Ati Radeon HD 4870 X2 2GB). E kombinuar sëbashku, kjo masë e stërmadhe pajisjesh të performancës së lartë, 6144 CPU Intel dhe  2560 GPU AMD, ka një shpejtësi teorike përpunimi prej 1.206 PFLOPS.

Zhang Yunquan, një shkencëtar i Institutit të Softuerit të Akademisë së Shkencave të Kinës deklaroi:”Mbeta i shokuar nga thyerja e rekordit, kjo ishte tërësisht jashtë parashikimeve tona dhe më parë kisha menduar për sistemin e parë petaflop-ësh në Kinë jo më herët se viti 2010.

Fatkeqësisht për shkencëtarët e përfshirë dhe për rekordet zyrtare, rregullorja e SPEC përjashton ekzekutimin e Linpack në GPU-të, prandaj vetëm performanca e CPU-ve merret parasysh, dhe 24576 bërthamat arrijnë 563.1 TFLOPS në Linpack: më pak se gjysma e performancës po të shtosh dhe GPU-të e AMD, por përsëri mjaftueshëm për të hyrë zyrtarisht në 10 superkompjuterat më të fuqishëm të botës.

Sigurisht që shkencëtarët Kinezë nuk do të shqetësohen shumë për rregulloren e SPEC dhe do të përdorin si CPU-të ashtu dhe GPU-të për të arritur performancën e hatashme të mundësuar nga kjo pajisje. Superkompjuteri do të përdoret për të projektuar mjete fluturimi hapsinor, llogaritje të dinamikës së lëngjeve dhe përpunime të të dhënave sizmike. Kryesisht në këto dy të fundit, GPU-të janë shumë më praktike e të shpejta se CPU-të në llogaritje, me aftësinë e tyre për përpunim serial të të dhënave.

Lajmet e fundit>