Analiza

GPS e lidhur me radion kontakton shërbimet live

Apr 14 2010
0 Shpërndarje
GPS e lidhur me radion kontakton shërbimet live

Go 740 Live ka një touchscreen të madh të shndritshëm prej 4.3 inç dhe është më pak se një inç i trashë. Mund ta lidhni njësinë te karikuesi i tij i makinës nëpërmjet një mbajtëseje të përfshirë (e cila i shtohet mbajtëses së tryezës).
Në testet e mia kjo pajisje dha drejtime të sakta dhe të ndjeshme, lajmëroi për kthesat shumë më përpara dhe i shqiptoi emrat e rrugëve mjaft saktë. Në llogaritjet e rrugëve tuaja, teknologjia e saj IQ Routes merr parasysh të dhëna të tilla si shpejtësia aktuale mesatare në pjesë të ndryshme të ditës në një segment të caktuar.

Tipari Map Share i TomTom ju lejon t’i ndani përditësimet e hartave dhe korrigjimet me përdorues të tjerë.

Megjithëse Go 740 më paralajmëroi për incidente në trafikun përpara, vazhdonte të theksonte se isha “ende në rrugën më të shpejtë”, në vend që të më jepte alternativa.
Shërbimet e tjera të lidhura (Google Local Search, parashikimet e motit dhe çmimet e karburantit), megjithëse nuk vlejnë 10$ në muaj, më impresionuan më shumë.
Go 740 Live gjithashtu ofron udhëzim për korsitë dhe pamje reale të kryqëzimeve të ndërlikuara, kur qëllojnë (ato u shfaqën rrallë në testimin tim).

Në total, Go 740 Live nuk përbën një opsion mjaft tërheqës për ta bërë atë më të preferuar në krahasim me më pak të kushtueshmin Go 930.

Lajmet e fundit>