Softuer

Grand Theft Auto do të mund të luhet edhe në iPhone

Aug 31 2009
0 Shpërndarje
Grand Theft Auto do të mund të luhet edhe në iPhone

Zhvilluesi gjithashtu ka lajmëruar edhe paraqitjen e Beaterator, një aplikacion që i lejon përdoruesit të krijojnë “këngë dhe tinguj të klasës botërore”, i cili gjithashtu do të paraqitet në App Store. Sikurse Chinatown Wars, Beaterator pritet që të paraqitet gjithashtu gjatë vjeshtës.

Chinatown Wars ju ofron nën kontroll karakterin Huang Lee, një anëtar të sindikatës kriminale Triad, i cili udhëton përmes Liberty City për të hulumtuar vdekjen e babait të tij. Pronarët e iPhone dhe iPod do të jenë në gjendje të kontrollojnë Lee gjersa ai udhëton përmes rrugëve të Liberty City.

Chinatown Wars momentalisht ofrohet për Nintendo DS ndërsa gjatë tetorit do të ofrohet për Sony Playstation Portable. Sipas Rockstar, ka qenë mjaft e kuptueshme që loja në fjalë të depërtojë edhe për pajisjet e dorës së Apple.
GTA: Chinatown Wars premton një eksperiencë tipike Grand Theft Auto, të kompletuar me përmbajtje erotike dhe me fjalë vulgare, të cilat e kanë krijuar edhe këtë produkt kontrovers. Rockstar ka deklaruar se loja nuk paraqet problem për politikat e Apple App Store dhe do të paraqitet si e tillë që është.

Sipas kompanisë edhe kontrollimi i karakterit në lojë të do të jetë më ndryshe sesa tek lojërat tjera të cilat përdoruesit e pasjeve të dorës i kanë luajtur. Thuhet se në ekran do të paraqitet një drejtues analog të cilin përdoruesit do ta përdorin me gishtin e dorës për të kontrolluar karakterin. Detajet tjera nuk u bënë të ditura nga zhvilluesi i lojës.

Lajmet e fundit>