Lajmet

Graph Search shton si kategori të re kërkimi “postimet dhe komentet”

Mar 15 2013
0 Shpërndarje
Graph Search shton si kategori të re kërkimi “postimet dhe komentet”

Shërbimi Graph search i lançuar para pak kohësh nga Facebook mundësonte një formë të re kërkimi bazuar në elemente të ndryshme që përfshijnë përdoruesit, faqet ose fotot, të cilat përbëjnë njëkohësisht dhe kategoritë ku kërkuesit mund të bazohen kur përdorin këtë shërbim.

Një prej inxhinierëve të krijimit të Graph Search u shpreh se pavarësisht se Facebook ka bërë një punë të shkëlqyer me prezantimin e këtij shërbimi për të dhënë rezultate sa më të sakta lidh qindra miliarda nyje dhe triliona skaje përsëri ka vend për përmirësim.

Madje mund të thuhet se deri tani vetëm sa kemi prekur sipërfaqen e një motori të vërtetë kërkimi gjithëpërfshirës në këtë rrjet social.

Për të përcaktuar kategoritë e reja që do të radhiten në Graph Search inxhinierët e Facebook kanë përqëndruar vëmendjen tek ato gjëra që përdoruesit duket se pëlqejnë më tepër gjatë kërkimit si dhe tek llojet e përgjigjeve që ata duan.

Kjo ka shërbyer për të përcaktuar hapin e radhës që ka të bëjë me ndërtimin e një infrastrukture të re të Graph Search duke shtuar kërkimin në postimet dhe komentet.

Facebook prezanton motorin e kërkimit “Graph Search”

Përmbajtja që do të shfaqet si përgjigje do të jetë më specifike dhe do të jetë më afër kërkesës së përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Graph Search

Lajmet e fundit>