Lajmet

Gravity Screen bën të mundur ndezjen dhe fikjen e ekranit të smartfonit automatikisht

Mar 21 2014
0 Shpërndarje
Gravity Screen bën të mundur ndezjen dhe fikjen e ekranit të smartfonit automatikisht

Make-your-smartphones-screen-turn-on-and-off-automatically-with-Gravity-ScreenTë përdorni butonin e ndezjes për të hapur ekranin në smartfonin tuaj duket një mënyrë mjaft e vjetër tashmë. Nëse ju doni të keni një smartfon fantastik, do keni nevojë për një nga ata që u ndizet ekrani me veçorinë Prekje e dyfishtë (Double Tap).

Janë një numër smartfonësh që mund ta bëjnë këtë gjë, përfshi LG G2, Sony Xperia Z2, gjithashtu edhe disa nga modelet e fundit Lumia të Nokia-s.

Por e dini se çfarë është edhe më fantastike? Sikur të ndizej ekrani i smartfonit tuaj automatikisht? Kjo është e mundur më ndihmën e një aplikacioni të ri në Android i quajtur Gravity Screen.

Duke përdorur avantazhin e sensorëve të afërsisë që ndodhen në pajisjen tuaj, ky aplikacion është i aftë të kuptojë se kur pajisja është duke u përdorur dhe kur jo. Ky aplikacion e fik ekranin e pajisjes tuaj kur ajo është në xhepin tuaj ose kur qëndron mbi një tavoline, dhe ndez ekranin automatikisht kur ju ndryshoni vend ose e merrni për ta përdorur.

Aplikacioni do t’iu kërkojë juve të rregulloni cilësimet në mënyrë që të funksionojë më së miri. Megjithatë mund të funksionojë mirë duke pasur parasysh se rezultatet ndryshojnë nga një smartfon në tjetrin. Ju do të keni mundësi të rregulloni cilësimet e orientimit me të cilën aplikacioni funksion si dhe ndjeshmërinë e programit.

Për ta përmbyllur, aplikacioni Gravity Screen është një softuer i mençur, dhe përdoruesit e “fuqishëm” të smartfonëve do donin ta kishin në telefonin e tyre. Të shkarkosh aplikacionin është falas, ndërsa për të aktivizuar disa nga veçoritë e tij të avancuara kërkon që të blihet. Ju mund ta shkarkoni këtu, dhe është vetëm i disponueshëm në pajisjet Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>