Softuer

Grears of War 3 beta do të jepet bashkë me Bulletstorm: Epic Edition

Dec 19 2010
0 Shpërndarje
Grears of War 3 beta do të jepet bashkë me Bulletstorm: Epic Edition

Versioni beta i kesaj të fundit, një lojë e prodhuar nga Microsoft Game Studios, do të filloj në pranverë, më saktë në Prill pak a shumë. Datat e daljes në treg për Bulletstorm janë 22 Shkurt për Amerikën e Veriut dhe 25 Shkurt për Europen dhe ajo do të jetë në dispozicion për Xbox 360, PS3 edhe PC.

Lojtarët marrin rolet e Grayson Hunt dhe Ishi Sato, dy mercenarë që janë të dëbuar nga organizata që ata shërbenin më parë. Kjo ndodhi pasi ata morrën vesh që lideri i tyre ishte i korruptuar. Pas kësaj, ata shkuan në një botë të largët të mbushur me mutante kanibal. Mijetesa, shpëtimi dhe hakmarrja ndaj liderit bëhen motivet e lojës.

Lojtarët marrin komandën e Hunt që është shumë efiçent me armë të përmasave gjigante dhe dyluftimit trup më trup. E vecanta e kësaj loje gjendet në faktin që lojtarët mund të përdorin aftësinë e Hunt të quajtur “skillshots” për të krijuar varietete të ndryshme të kaosit. Duke performuar “skillshots” lojtari fiton dhe pikë të ndryshme që mund të përdoren për të shpërndarë armiqtë.

Kjo lojë përveç  betës së Gears of War 3 do të përmbaj dhe përmirsime nga paraqitja e armëve në lojë dhe armaturave, gjithashtu edhe një sasi prej 25,000 pikësh eksperience. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>