Lajmet

Great Suspender zvogëlon përdorimin e memories nga Chrome

Feb 15 2013
0 Shpërndarje
Great Suspender zvogëlon përdorimin e memories nga Chrome

Google Chrome pëlqen që të përdorë memorie dhe t’i krijojë lehtësi proçesorit tuaj nëse ju mbani shumë faqe të hapura në të njëjtën kohë rregullisht. Kjo mund të ketë një ndikim negativ në shpejtësinë e kompjuterit tuaj dhe sigurisht në jetëgjatësinë e baterisë së Great Suspenderlaptopit tuaj.

Great Suspender e zgjidh këtë problem duke i mbyllur/pezulluar ato faqe kur nuk janë në përdorim.

Mund të shihni që Great Suspender ofron shumë opsione manuale: pezulloni këtë faqe, pezulloni të gjitha faqet, freskoni të gjitha faqet dhe settings.

Seksioni settings është vendi ku gjërat bëhen posaçërisht më të dobishme sepse automatikisht ju mund të pezulloni faqet pas disa minutave ose orëve.

Në këtë mënyrë ato nuk do të shpenzojnë memorie dhe duke zgjatur kohën e përdorimit të CPU-së nga Chrome, derisa të shkoni dhe t’i hapni faqet përsëri.

Do të ishte mirë nëse Chrome do ta kishte vetvetiu këtë veçori, por fatmirësisht ky opsion mund të arrihet nëpërmjet kësaj shtojce të jashtme. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>