Lajmet

Grupet e Faqeve në Facebook janë destinacioni i ri i super ndjekësve

Jul 21 2017
0 Shpërndarje
Qëllimi i grupeve është krijimi i hapësirave të dedikuar për diskutime rreth temave të caktuara tha shefi i produkteve pranë Facebook si dhe i krahasoi ato me klubet e fansave. Grupet e Faqeve në Facebook janë destinacioni i ri i super ndjekësve

Facebook lançoi ditën e Premte një veçori të re të quajtur “Groups for Pages” ku administratorët dhe menaxherët e faqeve mund të krijojnë grupe nga audienca e tyre.

Në këto grupe përdoruesit mund të komunikojnë me njëri tjetrin dhe me pronarët e faqeve në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Qëllimi i grupeve është krijimi i hapësirave të dedikuara për diskutime rreth temave të caktuara tha shefi i produkteve pranë Facebook si dhe i krahasoi ato me klubet e fansave.

“Nëse jeni një artist, biznes, markë apo gazetë, ju mund të krijoi klube fansash me ndjekësit tuaj më të afërt,” tha Chris Cox.

Me veçorinë e re markat mund të krijojnë grupet e tyre pa pasur nevojë të ekspozojnë llogaritë e punonjësve duke mbrojtur privatësinë e tyre.

Në një postim më vehte, Zuckerberg thoshte se veçoria e re do të kontribuojë në komunitete me interesa të përbashkëta.

Rrjeti social Facebook ka 70 milion faqe që përfaqësojnë artistë, biznese, marka dhe gazeta. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>