Lajmet

Grupet në Facebook tregojnë se kush i lexon postimet tuaja

Jul 13 2012
0 Shpërndarje
Grupet në Facebook tregojnë se kush i lexon postimet tuaja

Tanimë nuk ka nevojë të dini nëse familja juaj e ka parë përkujtuesin për darkë ose nëse bashkëpunëtorët janë njoftuar rreth ngarkimit të një dokumenti PowerPoint, teksa grupet në Facebook së shpejti do të paraqesin një numër dhe një listë të emrave se kush e ka parë secilin postim.

Veçoria është duke filluar të dalë që tani për grupet në gjuhën angleze.

Këto “dëftesa leximi” paraqesin një veçori të cilën së fundi Facebook e shtoi tek porositë dhe bisedat dhe kjo historikisht ka qenë e pranishme në disa shërbime private të emailit dhe SMS-it. Sjellja e tyre tek një furnizues social publik paraqet një hap të rëndësishëm.

Ata me siguri do të thjeshtojnë bashkëpunimin në grupe dhe të largojnë nevojën për porositë “a e ke parë atë?”. Por a do të vijnë dëftesat e leximit në furnizuesin me lajme? Disa përdorues mund ta shohin këtë gjë si bezdisëse.

Dëftesat për lexim për grupet: Të dobishme

Çdo përdorues, anëtar i grupit, ose administrator me lejen për ta parë postimin mund të rrijë pezull numrit për të parë një listë rënëse me emrat e secilit që e ka parë postimin tuaj. Ju mund t’i shihni këto numërime dhe lista nga Uebi apo celulari. Facebook do të tregojë “I parë nga të gjithë” në rast se azhurnimi është lexuar nga të gjithë anëtarët e grupit.

Kjo veçori mund të jetë mjaft e dobishme për grupet. Duke ju referuar Leximeve dhe Pëlqimeve, ju do të kuptoni më mirë se çfarë lloj përmbajtjeje përkon më mirë me grupin tuaj. Ai e mbanë secilin në të njëjtën faqe dhe do të jetë i dobishëm veçanërisht për grupet e dizajnuara për të rregulluar takime ose përhapje të informacionit të ndjeshëm.

Dëftesat për lexim për furnizuesit me lajme: Të përgjithshme

Kur u pyet nëse dëftesat për lexim do të dilnin edhe tek furnizuesit me lajme, Facebook tha që “nuk do të flasë rreth asaj se çfarë mundet (ose nuk mundet) të bëjë në të ardhmen.

Facebook kalon shumë kohë duke i luftuar spams dhe mashtrimet që qëndrojnë pas “aplikacioneve të spiunimit të profilit”, që thonë se do t’jua mundësojnë të shihni se kush e ka shikuar profilin tënd. Është deklaruar së fundi që asnjë aplikacion nuk mund ta bëjë këtë dhe mund të themi se është pothuajse e pamundshme të tregohet se kush e ka parë ndonjë fotografi tuajën. Me këtë nënkuptojmë, njerëzit mund të jenë shumë të brengosur për të shfletuar fotografi, nëse ata e dinin se njerëzit e tjerë do të mund ta shihnin veprimtarinë e tyre.

Në furnizuesin me lajme, kjo do të mund ta bënte postimin më tepër si një bisedë ku shenjat do të tregonin nëse ndokush është dëgjuar, në vend të të ndjerit se jeni duke i folur vetes në një dhomë të errët. Edhe nëse njerëzit nuk pajtohen/e pëlqejnë, ju do të dini se ata e kanë dëgjuar atë që keni thënë. Kjo poashtu do t’ju tregonte përdoruesve që ata e kanë një komunitet që i mbështet ata kur postojnë azhurnime që nuk janë pëlqyer edhe aq shumë për tema të caktuara.

Në anën tjetër, dëftesat e leximit të azhurnimeve në furnizuesin me lajme do të mund ta ngjallnin një ndjenjë të garës, ku posedimi i më shumë shokëve dhe mbresave nënkupton që ju jeni më i mirë se njerëzit privatë. Nëse Facebook do të sillte dëftesat për lexim në furnizuesin me lajme, do të ju këshillonim që t’i bënit të dukshme sipas dëshirës së autorit për të zvogëluar kotësinë dhe garën.

Më e rëndësishmja, nëse dëftesat për lexim do të vijnë tek furnizuesi me lajme, veçoria do të mund t’i bënte njerëzit më të vetëdijshëm rreth vizitave aq të shpeshta të rrjetit Facebook.

Dëftesat e leximit duken të ju përkasin më tepër grupeve si një vegël bashkëpunimi, jo në furnizuesin me lajme si një shenjë se kush është më aktivi në postime e kush jo. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>