Lajmet

Grupi Anonymous i shpall “luftë” Al Kaedas

Jan 11 2015
0 Shpërndarje
Grupi Anonymous i shpall “luftë” Al Kaedas

anonymous-vs-lizard-squad-650x250Grupi i hakerave të Anonymous ka publikuar një video në YouTube dhe një qëndrim në rrjetin social Twitter duke dënuar sulmet ndaj zyrave të revistës satirike franceze Charlie Hebdo, ku gjatë të cilit humbën jetën 12 persona përfshi 8 gazetarë. Përshkrimi i videos flet qartësisht: “një mesazh për Al Kaedën, Shtetin Islamik dhe terroristë të tjerë”. Kjo video u ngarkua në llogarinë belge të grupit.

Në klip shfaqet ulur në një ndenjëse një person me maskën karakteristike të grupit shoqëruar nga një hashtag #OpCharlieHebdo e cila do të thotë “Operacioni Charlie Hebdo”.

Personi, figura e të cilit është e fshehur thotë: “Ne po u shpallim luftë juve, terroristë.” Ata shtuan më pas duke thënë se do të gjurmonin dhe të mbyllnin të gjitha ato llogari në rrjetet sociale që kanë lidhje me terroristët në shenjë hakmarrjeje ndaj të vrarëve në sulm. Ky qëndrim mbështetet edhe nga fjalët “një mesazh për armiqtë e lirisë së shprehjes”, postuar në aplikacionin në ueb Pastebin. Grupi i hakerave gjithashtu ofroi ngushëllimet për familjet e viktimave të këtij akti barbar.

Anonymous janë një grup aktivishtësh dhe hakerash të cilët pretendojnë se mbrojnë demokracinë dhe vlerat e saj. Në të kaluarën grupi ka ndërmarrë një sërë sulmesh kibernetike ndaj uebsiteve qeveritare, religjoze dhe korporative përmes sulmeve DDoS. (PCWorld Albanian)

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>