Lajmet

Grupi i hakerave që hakoi NSA-në kërcënon me publikimin e problemeve të tjera të sigurisë

May 16 2017
0 Shpërndarje
Grupi Shadow Brokers thotë se kanë të dhëna mbi bankat e huaja dhe programet raketore të grumulluar nga NSA-ja. Grupi i hakerave që hakoi NSA-në kërcënon me publikimin e problemeve të tjera të sigurisë Photo Source: Reuters

Një grup hakerash me lidhje të afërta me hakimin e Agjencisë Amerikane të Sigurisë (NSA) pretendon se kanë në zotërim më shumë mjete hakimi dhe do ti nxjerrin ato në shitje.

Grupi Shadow Brokers thotë se kanë të dhëna mbi bankat e huaja dhe programet raketore të grumulluar nga NSA-ja.

Ato janë grupi përgjegjës për publikimin e EternalBlue, problemit të sigurisë i cili u bë shkak për hakimin e mijëra kompjuterave në 200 vende të botës pak ditë më parë përmes WannaCry Ransomware.

Ky grup u shfaq për herë të parë në muajin Gusht dhe pretendon se kishte në posedim një arsenal armësh kibernetike vjedhur nga grupi Ekuacion i cili besohet se është divizioni i hakerave pranë NSA-së.

Ditën e Marte Shadow Brokers shkruante se kanë më shumë “exploit” të grupit Ekuacion të cilat ende nuk janë të njohura. Ata do ti shesin përmes abonimeve duke filluar nga muaji Qershor.

Shumica e problemeve të sigurisë të publikuara janë adresuar nga Microsoft në Mars së bashku me EternalBlue.

Sipas hakerave të dhënat do të ofrohen çdo muaj dhe përmbajnë probleme sigurie në shfletues, routera, telefonë mobil madje edhe Windows 10. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>