Lajmet

Grupi i hakerave “Shadow Brokers” publikoi maluerët e NSA-së

Apr 10 2017
0 Shpërndarje
Disa ekspertë sigurie thanë se maluerët ishin realë, por të vjetër. NSA nuk ka komentuar mbi ngjarjen e as materialin që u publikua. Grupi i hakerave “Shadow Brokers” publikoi maluerët e NSA-së Photo Source: AFP

Grupi famëkeq i hakerave “Shadow Brokers” pushtoi ditën e sotme titujt e lajmeve kur publikoi një maluer të krijuar nga Agjencia e Sigurisë në Shtetet e Bashkuara (NSA.)

Ky grupi i cili kërcënonte prej kohësh publikimin e tyre, ofroi një fjalëkalim përmes një postim në blog ditën e Shtune ku të gjithë mund të shkarkonin maluerin.

Disa ekspertë sigurie thanë se maluerët ishin realë, por të vjetër. NSA nuk ka komentuar mbi ngjarjen e as materialin që u publikua.

Shadow Brokers tha se publikimi i malueri është në shenjë proteste ndaj Presidentit të SHBA Donald Trump por theksuan edhe se “nuk janë adhurues të Rusisë apo Putinit.”

Megjithatë shumë ekspertë kanë lidhur grupin me qeverinë Ruse. “Rusia po kundërpërgjigjet sulmeve ndaj Asad në Siri me publikimin e maluerëve të NSA-së,” tha shefi ekzekutiv i firmës së sigurisë Rendition.

Opinione të ngjashme shpërthyen në rrjetin social Twitter. Por nuk mungojnë edhe mendimet e kundërta. James Bamford, ekspert sigurie kolumnist i Foreign Policy, tha se Shadow Brokers mund të jenë insajdera të NSA-së.

Ai tha për Reuters se publikimi i maluerit nga Rusia është i pakuptimtë. Ditën e sotme firma e sigurisë Symantec tha se kishte zbuluar 40 sulme kibernetike me lidhje të forta me CIA-n. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>