Lajmet

Grupi i hakerave Lizard Squad sulmon shërbimin online Twitch

Aug 29 2014
0 Shpërndarje
Grupi i hakerave Lizard Squad sulmon shërbimin online Twitch

twitch1Shërbimi popullor Twitch që merret transmetimin online të lojërave më të famshme të momentit, u mbyll për disa orë me radhë, pasi ka qenë objekt sulmi nga piratët kibernetikë.

Piratët kibernetikë përdorën sulmin DDoS, i cili është bërë shumë i njohur kohët e fundit, pasi Twitch nuk është e vetmja kompani që faqja e së cilës sulmohet nëpërmjet kësaj mënyre. Sulmi DDoS rrit trafikun e vizitorëve, duke bërë që faqja të marrë më shumë informacion se sa mund të përballojë.

Ky veprim sjell problem dhe mbylljen e faqes. Për këtë sulm e kanë marrë përgjegjësinë një grup hakerësh të quajtur Lizard Squad, i njëjti grup i cili sulmoi gjithashtu edhe faqet online të Sony Playstation Network, Sony Online Entertainment, Battle.net dhe Xbox Live.

Stafi i Twitch nuk e konfirmoi për publikun shkakun që po sillte problemet në mbarëvajtjen e faqes, por ata shkruajtën në Twitter se: “Ne po investigojmë dhe riparojmë problemet e faqes online. Qëndroni në kontakt, ne do ju informojmë”. Sulmet DDoS nuk janë të rrezikshme, pasi nuk shërbejnë për vjedhje informacionesh apo fjalëkalimesh. Grupet e piratëve kibernetikë më shumë i përdorin për të tërhequr vëmendjen dhe për të krijuar panik. (PCWorld Albanian)

Tags >

DDoShaker
Lajmet e fundit>