Vëzhgim

Grupi i piratëve amerikanë lëshon një libër

Feb 3 2012
0 Shpërndarje
Grupi i piratëve amerikanë lëshon një libër

I mundshëm për t’u blerë si libër xhepi, ose pa pagesë si libër elektronik, libri përmban 20 ese dhe tekste nga 16 autorë të ndryshëm, ku bëhet fjalë për temat kryesore të Grupit të Piratëve; Përgjegjësia dhe Transparenca e Qeverisë, Privatësia dhe ‘Prona Intelektuale’.

Njëri nga autorët është Rick Falkvinge i cili flet për Historinë e të Drejtave të Autorit. Ekziston një traktat në Demokracinë e Rrjedhshme e shkruar nga anëtari i Fondacionit Kombëtar të Shkencave në Shtetet e Bashkuara, William Sims Bainbridge, i cili provon të largojë dyshimet për metodat e përdorura nga Grupi Gjerman i Piratëve që arritën suksesin e fundshëm. Në këtë libër përfshihen shkrimet e EF-së në Amandamentin e katërët dhe Deklarata e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e të Drejtave të Njeriut për seksionin e privatësisë.

Ndihmës redaktori i librit, Andrew Norton, tha që arsyeja për ta përpiluar këtë libër ishte që “të ndihmonte në edukimin e njerëzve në këto tema shumë të rëndësishme.” 

Libri është i gatshëm si libër xhepi dhe mund të blihet nga Amazon.com ose ju mund ta shkarkoni atë në formate të ndryshme të librave elektronikë nga nosafeharbor.com./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>